Përfaqësitë

partner_1

SALUS HAUS është kompani gjermane e themeluar në vitin 1916 nga Dr. Med Otto Greither dhe deri më sot ka funksionuar si një biznes familjar.

Që prej themelimit të saj, Salus Haus ka vënë pakt me natyrën dhe gjithherë ka luftuar për standardet më të larta të mundshme të kultivimit të bimëve, të metodave të prodhimit dhe kontrolleve të cilësisë.

Cilësia e pashoqe dhe efikasiteti i produkteve të Salus e kanë fituar reputacionin e merituar anë e mbanë globit. Salus Haus ka kontroll të plotë mbi kultivimin organik të lëndëve të para si dhe mbi cilësinë e tyre. Disa bimë ende vilen nga tokat e virgjëra. Në plantacionet e tyre nuk përdoren fertilizues apo pesticide, prandaj plantacionet e tyre gjenden në viset më të pasura të globit, e kjo për shkak se produktet e tyre nuk përmbajnë asnjë shtesë artificiale, lëndë konservuese, përbërës të modifikuar gjenetikisht e as sasinë më të vogël të lejuar të pesticideve dhe metaleve të rënda. Salus Haus ka një gamë të gjërë të produkteve dhe është prezent në më shumë se 67 shtete anembanë.

Produktet në tregun e Kosovës: FLORADIX tonik me hekur 250ml,  FLORADIX Tableta ’84, KINDERVITAL 250ml, ALPENKRAFT 250ml, GALLEXIER 250ml, SALUDYNAM 250ml, SALUFRANGOL 250ml, MAGNESIUM 250mL, CRANBLU AKTIV 100ml, VITAMIN-B-complex 250ml, ALEPA -silimarin 250ml, NeuroBalance 250ml, Alpenkraft Candy, Çaj Harmonizues për Femra, Çaj për Sistem Nervor, Çaj për Menopauzë, Çaj Laktacion-Gjidhënje, Çaj Kamomile.

Më shumë >
partner_2

Walther Schoenenberger SAEI GmbH & co. është kompani gjermane e lëngjeve bimore e themeluar nga farmacisti dhe natyralisti Schoenenberger në vitin 1927 në Magstadt-in rural i ndodhur mes Stuttgart-it dhe Schwarzwald-it. Tani për më shumë se 80 vite kompania vazhdon të prodhojë lëngje të freskëta bimore të cilësisë së lartë. Ndërsa, që prej vitit 1991 e këtej, kjo kompani tradicionale i përket grupit Salus.

Produktet bimore Schoenenberger përfshijnë mbi tridhjetë e pesë lëngje duke përfshirë edhe lëngun e artiçokës. Çdo vit, me miliona shishe të produkteve të Walther Schoenenberger u dërgohen partnerëve të saj shëndetësorë si edhe farmacive në Gjermani dhe në shtetet jashtë saj. Përzgjedhja e lëndës së parë më të mirë të mundshme është ajo e cila e garanton cilësinë e lartë të produkteve.  Cilësia e lartë e vazhdueshme është rezultat i kontrolleve të rrepta dhe komplekse në laboratorët e fjalës së fundit të teknologjisë, ku testohen lëndët e para për të kontrolluar përmbajtjen e përbërësve të tyre aktiv.

Produktet në tregun e Kosovës: ARTICHOKE 200ml, ACEROLA 200ml, MISTEL 200ml, INGWER 200ml.

Më shumë >
Circle Alpecin logo (1)

Alpecin është njëri nga brendet e mirënjohura gjermane kundër rënjës së flokëve tek meshkujt, që u krijua në vitin 1930 nga Dr. Wolff.
Tani, Alpecin është prezent në më shumë se 60 shtete të botës.
Dr. Wolff arriti të përcaktojë llojet individuale të skalpit të kokës dhe rezultati është një sistem unik i kujdesit të flokëve.

Alpecin fokusohet në produktet që përmbajnë kafeinë për të zgjidhur problemin global të meshkujve – rënien e trashëguar të flokëve dhe problemet me skalpin.
Produktet Alpecin karakterizohen nga kompleksi i veçantë i kafeinës, i cili pengon ndikimin negativ të testosteronit në rrënjën e flokëve dhe kështu parandalon rënien e flokëve.
80% e të gjitha rasteve të rënies së flokëve janë trashëguese, që do të thotë se janë para-programuar që nga lindja. Testosteroni i hormoneve mashkullore ndikon negativisht në ciklin e rritjes së rrënjëve të flokëve, gjë që rezulton me rënien e flokëve dhe tullacërinë.

Alpecin Caffeine Complex kundërvepron ndaj efektit të padëshiruar të testosteronit dhe zgjat fazat e rritjes së rrënjëve të flokëve. Kjo parandalon rënien e trashëguar të flokëve.
Kombinimi i veçantë i faktorëve aktiv gjithashtu kundërvepron ndaj problemeve me skalpin, siç është zbokthi.
Produktet Alpecin gjenden në formë shamponi dhe likuidi.

E përfaqësuar ekskluzivisht nga Beta Pharm sh.p.k., nga viti 2018, Alpecin është prezent edhe në Kosovë e Shqipëri, me produktet: Alpecin Coffein Shampoo, Alpecin Double Effect dhe Alpecin Liquid, Alpecin Hybrid Coffein Shampon.

Më shumë >
circle-cropped Ice Power

Ice Power është lider botëror për produktet e krioterapisë. Jo rastësisht kemi filluar në Finlandë, një shtet që ka njohuri mbi temperaturat e ulëta (me temperaturën më të ulët të regjistruar 51.5 gradë Celsius!).

Produkti më i shitur i kompanisë dhe arma më e fortë kundër dhimbjes është Ice Power Cold Gel- Xheli i ftohtë. Me efekt të dëshmuar klinikisht, xheli ofron krioterapi afatgjate, qetëson ënjtjet dhe nxit rigjenerimin e dëmtimeve. Për shkak të përmbajtjes natyrale, xheli i ftohtë Ice Power është një zgjedhje e sigurt edhe për fëmijë dhe gra shtatëzëna!
Familja Ice Power është e plotësuar edhe produkte tjera të krioterapisë!

Sot produktet nga Ice Power janë prezent në më shumë se 50 shtete në gjithë botën, duke qetësuar dhimbjet e miliona njerëzve. Krahas përdorimit të përditshëm nga e gjithë familja, produktet tona janë zgjedhje e preferuar në Fizioterapi dhe Mjekësi Sportive.

Produktet e brendit Ice Power tashmë gjenden edhe në Kosovë të përfaqësuara nga Beta Pharm sh.p.k.

Produktet në tregun e Kosovës: Ice Power Cold Gel 75ml, Ice Power Cold Creme 60g, Ice Power Spray 200ml, Ice Power Magnesium In Strong 90g, Ice Power Arthro Creme 60g, Ice Power MSM Plus 200ml, Ice Power Gel 400ml, Ice Power Hot Warm Gel 75ml.

Më shumë >
finale

Beurer GmbH është prodhues i mirënjohur gjerman i pajisjeve elektrike për shëndetin dhe mirëqenien. Fillimisht nisi me prodhimin e batanijeve elektrike. Në vitin 1980 kompania shtoi llojllojshmërinë në linjën e saj të produkteve, ndërsa tani prodhon rreth 2,200 produkte duke përfshirë peshore, tensionmetra, termometra, inhalator e shumë produkte tjera të njohura në mbarë botën. E themeluar në Ulm të Gjermanisë në vitin 1919, me cilësinë e pashoqe të produkteve, tani është prezente në më shumë se 100 shtete të botës.

Produktet në tregun e Kosovës: BC28 Beurer Tensiometër dore, BC44 Beurer Tensiometër dore, BM35 Beurer Tensiometër krahu, BM40 Beurer Tensiometër krahu, BM44 Beurer Tensiometër krahu, PO45 Beurer Pulse Oximeter, FT09/1(white,blue) Beurer Termometër, FT15/1 Beurer Express Termometër, FT65 Beurer Termometër Multi-Funksional, FT85 Beurer Non-Contact Termometër, BY11(majmun,bretkocë,qen) Beurer Termometër për fëmijë, IH21 Beurer Inhalator, IH60 Beurer Inhalator, IH26 Beurer Inhalator për fëmijë, IH58 Beurer Inhalator për fëmijë, BY84 Beurer Analog Monitor, BY88 Beurer Smart Video Monitor, BY40 Beurer Pompë Gjiri Elektrike, HT15 Beurer Krehër Morrash, BY15 Beurer Pompë Manuale e Gjirit, BY52 Beurer Ngrohës Ushqimi për Fëmijë, PO30 Beurer Pulse Oximeter.

Më shumë >

Na kontaktoni për informata shtesë