SALUS HAUS është kompani gjermane e themeluar në vitin 1916 nga Dr. Med Otto Greither dhe deri më sot ka funksionuar si një biznes familjar.
Që prej themelimit të saj, Salus Haus ka vënë pakt me natyrën dhe gjithherë ka luftuar për standardet më të larta të mundshme të kultivimit të bimëve, të metodave të prodhimit dhe kontrolleve të cilësisë.
Cilësia e pashoqe dhe efikasiteti i produkteve të Salus e kanë fituar reputacionin e merituar anë e mbanë globit. Salus Haus ka kontroll të plotë mbi kultivimin organik të lëndëve të para si dhe mbi cilësinë e tyre. Disa bimë ende vilen nga tokat e virgjëra. Në plantacionet e tyre nuk përdoren fertilizues apo pesticide, prandaj plantacionet e tyre gjenden në viset më të pasura të globit, e kjo për shkak se produktet e tyre nuk përmbajnë asnjë shtesë artificiale, lëndë konservuese, përbërës të modifikuar gjenetikisht e as sasinë më të vogël të lejuar të pesticideve dhe metaleve të rënda. Salus Haus ka një gamë të gjërë të produkteve dhe është prezent në më shumë se 67 shtete anembanë.
Produktet në tregun e Shqipërisë: FLORADIX tonik me hekur 250ml, FLORADIX Tableta ’84, KINDERVITAL 250ml, ALPENKRAFT 250ml, GALLEXIER 250ml, SALUDYNAM 250ml, SALUFRANGOL 250ml, MAGNESIUM 250ml, CRANBLU AKTIV 100ml.
Më shumë >Walther Schoenenberger SAEI GmbH & co. është kompani gjermane e lëngjeve bimore e themeluar nga farmacisti dhe natyralisti Schoenenberger në vitin 1927 në Magstadt-in rural i ndodhur mes Stuttgart-it dhe Schwarzwald-it. Tani për më shumë se 80 vite kompania vazhdon të prodhojë lëngje të freskëta bimore të cilësisë së lartë. Ndërsa, që prej vitit 1991 e këtej, kjo kompani tradicionale i përket grupit Salus.
Produktet bimore Schoenenberger përfshijnë mbi tridhjetë e pesë lëngje duke përfshirë edhe lëngun e artiçokës. Çdo vit, me miliona shishe të produkteve të Walther Schoenenberger u dërgohen partnerëve të saj shëndetësorë si edhe farmacive në Gjermani dhe në shtetet jashtë saj. Përzgjedhja e lëndës së parë më të mirë të mundshme është ajo e cila e garanton cilësinë e lartë të produkteve. Cilësia e lartë e vazhdueshme është rezultat i kontrolleve të rrepta dhe komplekse në laboratorët e fjalës së fundit të teknologjisë, ku testohen lëndët e para për të kontrolluar përmbajtjen e përbërësve të tyre aktiv.
Produktet në tregun e Shqipërisë: ARTICHOKE 200ml, ACEROLA 200ml
Më shumë >Alpecin është njëri nga brendet e mirënjohura gjermane kundër rënjës së flokëve tek meshkujt, që u krijua në vitin 1930 nga Dr. Wolff.
Tani, Alpecin është prezent në më shumë se 60 shtete të botës.
Dr. Wolff arriti të përcaktojë llojet individuale të skalpit të kokës dhe rezultati është një sistem unik i kujdesit të flokëve.
Alpecin fokusohet në produktet që përmbajnë kafeinë për të zgjidhur problemin global të meshkujve – rënien e trashëguar të flokëve dhe problemet me skalpin.
Produktet Alpecin karakterizohen nga kompleksi i veçantë i kafeinës, i cili pengon ndikimin negativ të testosteronit në rrënjën e flokëve dhe kështu parandalon rënien e flokëve.
80% e të gjitha rasteve të rënies së flokëve janë trashëguese, që do të thotë se janë para-programuar që nga lindja. Testosteroni i hormoneve mashkullore ndikon negativisht në ciklin e rritjes së rrënjëve të flokëve, gjë që rezulton me rënien e flokëve dhe tullacërinë.
Alpecin Caffeine Complex kundërvepron ndaj efektit të padëshiruar të testosteronit dhe zgjat fazat e rritjes së rrënjëve të flokëve. Kjo parandalon rënien e trashëguar të flokëve.
Kombinimi i veçantë i faktorëve aktiv gjithashtu kundërvepron ndaj problemeve me skalpin, siç është zbokthi.
Produktet Alpecin gjenden në formë shamponi dhe likuidi.
E përfaqësuar ekskluzivisht nga Beta Pharm sh.p.k., nga viti 2018, Alpecin është prezent edhe në Kosovë e Shqipëri, me produktet: Alpecin Coffein Shampoo, Alpecin Double Effect dhe Alpecin Liquid.
Më shumë >